Rikthimi sensacional i Barcelonës ka bërë jehonë në gjithë botën.
Pothuajse të gjithë lojtarët e Barcelonës dhanë deklarata të ndryshme pas ndeshjes, por Lionel Messi heshti.
Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, ka zgjedhur që të jep një deklaratë nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook.
Ai ka shkruar se dëshira e madhe për fitore ka bërë që të arrihet kualifikimi në çerekfinale.
“Kur ka përpjekje, dëshirë dhe përkushtim, asgjë nuk është e pamundur. Paraqitje mbresëlënëse nga skuadra dhe tifozët”, shkroi Messi në faqen e tij zyrtare në Facaebook.
Argjentinasi shënoi një gol në rikthimin e çmendur të Barcelonës ndaj PSG-së.
Kujtojmë që Barcelona kishte humbur ndeshjen e parë 4-0, ndërsa bëri të pamundurën dhe rikthimin më të madh në histori të Ligës së Kampionëve duke triumfuar 6-1 në ndeshjen e kthimit. /Telegrafi/