Njëra nga përballjet më të nxehta do të zhvillohet mes Real Madridit dhe Bayern Munichut.
Dy gjigantët evropian do të ndeshen me njëra tjetrën duke kërkuar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Drejtori i marrëdhënieve institucionale në Real Madrid, Emilio Butragueno ka folur pas hedhjes së shortit.
“Bayern ishte njëri nga kundërshtarët më të vështirë edhe pse jam i sigurt që edhe ata thonë të njëjtën gjë për ne”.
“Të dyja skuadrat e njohin njëra tjetrën shumë mirë dhe Ancelotti e njeh kampin tonë. Ata kanë marrë lojtarë të mëdhenj dhe kanë përvojë të madhe në këtë garë”, deklaroi Butragueno.
“Ndeshja kthyese që luhet në Madrid mendoj që është një avantazh për ne”, përfundoi Butragueno. /Telegrafi/