Telegrafi

Vjen reagimi i parë i Getinjos: Ju armiqtë keni dëshirë të jetë ashtu si flitet, gjithnjë të fortin e sulmojnë

Loredana dhe Getinjo (Foto: Instagram)

Reperi i njohur, Getinjo, ka reaguar së fundmi lidhur me arrestimin e kunatës së tij nga autoritete zvicerane, Loredana Zefi.

Ai ka publikuar një ‘selfie’ në InstaStory ku shfaqet mjaft i buzëqeshur, ndërsa shkruan në mbishkrimin e saj se armiqtë kanë dëshirë të jetë ngjarja ashtu siç është raportuar.

Lexo po ashtu Loredana rrezikon pesë vjet burg nëse shpallet fajtore

“Ju dushmanët keni qef me ndodh qashtu qysh flitet, ama ngadalë mos i jepni zor se mundeni me u dh**. S’keni faj se asi shifra keni parë veç në kalkulatorë e askund tjetër. Gjithmonë të fortin e sulmojnë”, ka shkruar Getinjo në InstaStory.

Foto: Getinjo/InstaStory

Ndërkohë, një reagim zyrtar nga vet Loredana dhe Mozzik ende nuk ka ardhur.

Çifti zviceran ka akuzuar rap-artisten nga Ferizaji për zhvatje të parave, kanosje dhe vënie në lajthitje. /Telegrafi/