Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës e paraparë që të luhet me fillim nga ora 21:00 është shtyrë shkaku i vdekjes së njërit prej anëtarëve të Barcelonës.
Blaugranasit përmes një njoftimi zyrtar kishin bërë me dije se mjeku i ekipit të parë, Carles Minarro Garcia ka ndërruar jetë papritmas pak kohë para nisjes së ndeshjes ndaj Osasunës.
Të shumta ishin reagimet nga komuniteti i futbollit në Spanjë, teksa atyre tani iu bashkua edhe Real Madridi.
Klubi madrilen përmes një reagimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tyre për këtë rast tragjik.
“Real Madridi, presidenti i saj dhe bordi i drejtorëve ndjejnë keqardhje të thellë për vdekjen e doktorit të Barcelonës, Carles Minarro Garcia”.
“Real Madridi do të donte të shprehte ngushëllimet dhe dashurinë ndaj familjes së tij, kolegëve të tij, Barcelonës dhe më të dashurve të tij. U prehtë në paqe”, thuhej në njoftimin e Real Madridit./Telegrafi/
Comunicado Oficial: fallecimiento de Carles Miñarro, doctor del F. C. Barcelona.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 8, 2025