Portugalia do të përballet me Marokun në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës.
Lajmet e fundit nga kampi portugez nuk kanë qenë aspak të mira, pasi është raportuar se Ronaldo ka kërcënuar me largim nga Kupa e Botës.
Mirëpo ishte Federata e Futbollit të Portugalisë që kanë mohuar lajmet e tilla, derisa nuk ka munguar edhe reagimi nga ylli portugez.
Lojtari më i mirë në histori të Portugalisë ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka shkruar se do të luftojnë deri në fund për ta bërë realitet ëndrrën e madhe, ëndërr që është të fitojnë Kupën e Botës.
“Një grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për t’u frikësuar nga çdo kundërshtar”.
“Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë deri në fund për realizimin e ëndrrës. Besoni bashkë me ne. Forca, Portugali”, shkruan kapiteni.
Portugalia dhe Maroku takohen të shtunën me fillim nga ora 16:00 me dy Kombëtaret që kërkojnë kalimin në gjysmëfinale.
Foto e publikuar nga Ronaldo shihet ai duke iu festuar njërit nga golave kundër Zvicrës dhe ishte në bankën rezervë. /Telegrafi/
Um grupo demasiado unido para ser quebrado por forças externas. Uma nação demasiado corajosa para se deixar atemorizar perante qualquer adversário. Uma equipa no verdadeiro sentido da palavra, que vai lutar pelo sonho até ao fim! Acreditem connosco! Força, Portugal!🇵🇹🙏🏽 pic.twitter.com/gUeENXSB5F
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) December 8, 2022