Lionel Messi insiston se nuk e ka fyer gjyqtarin anësor, por fyerjet i ka bërë duke folur me vetën.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka dënuar Messin me katër ndeshje moslojë për Argjentinën shkaku i fyerjeve që kishte bërë në drejtimit të gjyqtarit anësorë në ndeshjen ndaj Kilit.
Por, argjentinasi këmbëngul se asnjëherë nuk e ka fyer drejtpërdrejtë gjyqtarin, transmeton Telegrafi.
“Fyerjet e mija asnjëherë nuk i ishin drejtuar asistentit të gjyqtarit, por i kam thënë me vetë”, ka thënë Messi për gazetën argjentinase, La Nacion.
Ndryshe, edhe Barcelona përmes një komunikate zyrtare shpreh mosaprovimin për ndëshkimin e sulmuesit nga Komisioni i Disiplinës në FIFA pas fjalëve aspak etike të numrit 10 ndaj gjyqtarit anësor në ndeshjen Argjentinë-Kili. /Telegrafi/