Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka marrë kritika të shumta për performancën e saj në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovision.
Kishte pasur dyshime për prezencën ose jo të divës amerikane në skenën e Tel Avivit, mirëpo ajo vendosi të udhëtonte drejt Izraelit.
Në interpretimin dhjetëminutësh, Madonna e rikrijoi performancën e saj në klipin e hitit “Like A Prayer”, si edhe këndoi dy këngë nga albumi i ri, “Madame X”. Mirëpo, me gjithë paraqitjen skenike, performanca e saj vokale la shumë për të dëshiruar.
60-vjeçarja ka vendosur të reagojë përmes rrjeteve sociale lidhur me kritikat e shumta për interpretimin e saj. Ajo e ka publikuar një fotografi në Instagram me veshjen që simbolizon tematikën e albumit të fundit.
Derisa i mban veshët të mbyllur me duar, Madonna ka shkruar: “Madame X nuk e dëgjon të keqen”, duke iu referuar kështu kritikave në drejtim të saj. /Telegrafi/