Telegrafi

Vjen reagimi i Lucas Vazquez pas lajmit se do ta humbë sezonin

(Foto: Screenshot/Twitter/La Liga)

Fitorja e të shtunës mbrëma ndaj Barcelonës, ishte sa e ëmbël aq e hidhur për mesfushorin e Real Madridit, Lucas Vazquez.

Spanjolli pësoi një lëndim në pjesën e parë të sfidës në një përplasje me Sergio Busquets dhe siç po qëndrojnë gjërat, ai do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

Megjithatë, 29-vjeçari që e ka lënduar ligamentin e pasmë kryqëzues të gjurit të majtë, është pozitiv dhe këtë e ka dëshmuar përmes një publikimi në rrjetet sociale.

“Do të më duhet t’i ndihmoj skuadrës nga jashtë për një kohë. Poshtë, por jo jashtë. Nëse ky klub më ka mësuar diçka, është që të punoj gjithmonë dhe të luftoj gjithmonë”.

Lexo po ashtu Përfundon sezoni për Lucas Vazquez

“Tash e tutje, do të bëj maksimumin që të kthehem sa më herët që është e mundur dhe t’i ndihmoj skuadrës në shtytjen finale”.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Është një qëllim i vetëm: Të luftojmë për La Liga dhe për Ligën e Kampionëve”, ka shkruar Lucas duke e përfunduar postimin me shprehjen e zakonshme “Hala Madrid”. /Telegrafi/