Site icon Telegrafi

Vjen reagimi i Koeman ndaj Pjanic: Kishim lojtarë më të mirë se ai

(Foto: Goal/Getty/SN)

Karriera e Miralem Pjanicit te Barcelona nuk është diçka për t’u mbajtur mend, pasi mesfushori nuk arriti të siguronte një vend në formacion, ashtu që u huazua te Besiktasi.

Boshnjaku vazhdon të jetë temë mediatike në Spanjë që pas intervistës për Marca, në të cilën e kishte kritikuar shumë trajnerin e Blaugranëve, Ronald Koeman.

“Koeman nuk më respektoi. Ai nuk më fliste kurrë! Unë jam një lojtar që mund të pranoj gjithçka, por gjithmonë do të doja të më shpjegohej… Nuk dua të më trajtojnë sikur të isha 15 vjeçar”.

(Foto: Marca)

“Do të doja të ma thoshte në fytyrë se nuk më donte. Ai nuk të flet dhe këtë nuk e kuptoj… Pranova ta ulja pagën dhe t’i bashkohesha Besiktasit, sepse më pëlqen të luaj futboll”, kishte deklaruar mes tjerash Pjanic.

Lexo po ashtu Pjanic nuk duron më dhe sulmon me fjalë Koemanin: Kishte mungesë respekti, nuk më fliste

Tash ka ardhur reagimi Koeman, i cili i ka mbrojtur qëndrimet dhe vendimet e veta.

(Foto: Instagram/miralem_pjanic)

“Mendoj se ka frustrim nga ana e lojtarit dhe e kuptoj këtë. Megjithatë, në mënyrën si luajmë ne, idetë tona me dhe pa top, ai ka mbetur prapa mesfushorëve tjerë. Kjo është”.

“Ia uroj gjitha të mirat. Ka qenë e komplikuar, por jemi përpjekur dhe kemi parë se ka lojtarë të tjerë më të mirë se ai”, ka deklaruar holandezi për Mundo Deportivo. /Telegrafi/

Exit mobile version