Telegrafi

Vjen reagimi i Khabibit ndaj ofendimit të McGregor: Ti je një përdhunues, drejtësia do të të gjejë

Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Khabib Nurmagomedov i është kundërpërgjigjur ofendimit të Conor McGregorit duke e quajtur përdhunues.

Irlandezi e publikoi një fotografi të yllit nga Dagestani dhe gruas së tij me mbulesë, të shoqëruar me fjalët: “Gruaja jote është një peshqir”. Mirëpo, pas kritikave për racizëm dhe islamofobi, ai e ka fshirë postimin.

(Foto: Twitter)

Sidoqoftë, nuk ka vonuar edhe reagimi i Khabibit, i cili në profilin e tij në Twitter e ka publikuar një fotografi të Conorit me një femër dhe e ka quajtur përdhunues.

Lexo po ashtu McGregor e ofendon rëndë gruan e Khabibit, por detyrohet ta fshijë postimin pas akuzave për racizëm dhe islamofobi

“Përdhunues, ti je përdhunues. Je një hipokrit që nuk merr përgjegjësi për veprimet e tua. Drejtësia do të të gjejë. Do ta shohim”, ka shkruar 30-vjeçari.

Dy yjet e UFC-së, në këtë mënyrë e kanë dërguar në një nivel tjetër rivalitetit ndërmjet tyre, i cili daton qe një kohë të gjatë. /Telegrafi/