Telegrafi

Vjen reagimi i Joaquin Correas pas incidentit të shumëpërfolur me Luiz Felipe

(Foto: Screenshot/B/R/Football)

Kundërthënia e asaj që ndodhi në ndeshjen e të shtunës mbrëma ndërmjet Lazios dhe Interit, vazhdon të jetë kryetemë e mediave sportive.

Biancocelestët e fituan me përmbysje (3-1) sfidën që u shoqërua me tensione dhe nervozizëm në fund të takimit.

Një nga momentet më të përfolura, ishte ‘përqafimi’ që Luiz Felipe i bëri ish-bashkëlojtarit Joaquin Correa, i cili tash luan për Nerazzurrët.

Mbrojtësi i Lazios iu hodh në shpinë mesfushorit të Interit për ta përqafuar kur përfundoi ndeshja, por ai reagoi me hidhërim dhe me këtë rast, braziliani u ndëshkua me karton të kuq.

Lexo po ashtu Një ‘shaka e gabuar’, pastaj karton i kuq dhe lot në sytë e lojtarit të Lazios, Luiz Felipe: Ai ngacmoi shokun e tij të ngushtë Correan që tani është te Interi

“Më vjen keq për atë që ndodhi dje (e shtunë), nga të gjitha pikëvështrimet. Para së gjithash për tifozët e futbollit, për të cilët duhet të jemi gjithmonë shembull pozitiv”.

(Foto: Instagram/tucucorrea)

“Sigurisht që miku im Luis bëri një gabim, gjesti dhe çasti, dhe pastaj reagimi im, ishte i tillë. Do të doja që të mos ndodhte kurrë. Por, tash, a kthejmë faqen dhe të vazhdojmë tutje, të gjithë”.

“Me mendje te ndeshja e ardhshme e Interit dhe sfidat e radhës. Duke u përpjekur t’i bëjmë fansat të brohorasin për gjërat e mira në futboll”, ka shkruar Correa në një postim në Instagram. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter/B/R/Football)