Site icon Telegrafi

Vjen reagimi i tifozëve shqiptarë të Interit ndaj banderolës ‘Kosova është Serbi” (Foto)

Në këtë banderolë shkruante ‘Kosovo is Serbia”, apo në shqip “Kosova është Serbi’ dhe besohet se është hapur nga një grup i tifozëve serbë.

Por, nuk vonoi edhe reagimi i grupit të tifozëve shqiptarë të quajtur ‘Inter Club Albania’, të cilët janë mjaftë aktivë në aktivitetet e tyre.

Lexoni po ashtu: Interi klub anti-shqiptar? Ja çka ka bërë gjatë luftës në Kosovë! (Foto/Video)

Inter Club Albania e dënon këtë rast dhe kërkon që injoranca të tilla mos të bëhen kaq të mëdha, pasi në Giuseppe Meazza mund të futësh gjëra të tilla pa problem, duke e shpjeguar në detaje në shkrimin e mëposhtëm.

Vlen të theksohet se ky grup tifozësh në vitin 2012 kishte hapur një flamur gjigant në Meazza.

Njëkohësisht për këtë rast ka reaguar edhe ‘Inter Club Kosova’, të cilët ndihen të prekur dhe së shpejti do të dërgojnë edhe reagimin e tyre drejt Interit. /Telegrafi/

DEKLARATE ZYRTARE E INTER CLUB ALBANIA: Duke pare se disa individe ne komente po bejne te madhe dhe po i bejne buje…

Posted by Inter Club Albania on Sunday, 24 January 2016

 

Exit mobile version