Site icon Telegrafi

Vjen reagimi i ashpër nga Rusia ndaj notares ukrainase që shkeli me dy këmbët flamurin e tyre

Viktoria Zeynep ka arritur të kap vëmendjen e politikanëve rusë me veprimin që ka bërë së fundmi.

Notarja që garon nën flamurin e Turqisë nga viti 2014, është me prejardhje nga Ukraina dhe njihet më shumë me emrin Solnçeva.

Ajo ishte në kampin stërvitor në gadishullin e Krimesë, kur ushtria ruse hyri për t’i marrë këto, ata ikën në Turqi. Tani, pak më shumë se një muaj më parë, kur forcat e Putinit nisën luftën në shtetin e Ukrainës, kujtimet e arratisjes së tyre u ndezën.

Lexo po ashtu Mori pjesë në tubimin e organizuar nga Vladimir Putini - Speedo i jep fund marrëveshjes me medalistin rus

Katër herë kampionia e botës për juniore publikon një video ku qëndron me dy këmbët në flamurin rus.

Ky veprim hasi në kritika të ashpra direkt nga Rusia.

Ministri i Sportit i Rusisë, Dmitry Shvishev reagoi me këto fjalë: “Është vërtet e neveritshme! Sportistët tanë janë dënuar për qëndrimin e tyre dhe këtu kemi një valë të vërtetë nacionalizmi ndaj një vendi”.

Lexo po ashtu Historia e pabesueshme e portierit me origjinë ruse: Braktisi futbollin për të mbrojtur Ukrainën

Ai i bën thirrje shoqatës botërore të notit FINA që të ndëshkojë menjëherë Gunes.

Shoqata ka reaguar ndaj videos në fundjavë, por pa e vlerësuar veprimin e 23-vjeçares: “FINA ka marrë parasysh postimin e Viktoria Günes në rrjetet sociale. Ajo kërkon nga të gjithë sportistët që t’i qasen kësaj çështjeje me dinjitet dhe respekt”. /Telegrafi/

Exit mobile version