Ditë më parë, modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Sorayan, gjersa është nënë edhe e një vajze më të madhe katër vjeçare, të quajtur Ella Faria.
Përderisa po e merr veten pas lindjes, modelja shqiptare është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka vendosur të ndajë me fansat një fotografi familjare, ku shfaqet krah bashkëshortit dhe dy vajzave të saj.
Në mbishkrimin e fotografisë, Çunmulaj shkruan se dita e gjen në pizhame, gjersa shijon dashurinë e pafundme që merr nga familja.
“Familja! Duket qartë që ende jam në pizhame. Kjo ndodh kur nuk ke gjumë gjatë tërë natës. Rri më pas në pizhame tërë ditën”, ka shkruar Emina në Instagram.
Përndryshe, modelja shqiptare është e martuar prej vitesh me miliarderin izraelit Sam Nazarian, dhe jetojnë së bashku në New York. /Telegrafi/