Singullar dhe Bloodychuck që po ashtu njihen si Pllug Bois, planifikojnë të lansojnë albumin e parë të tyre si grup.
Albumi i përmban shtatë këngë, dhe pritet të del në këtë verë. Për instrumentalet janë kujdesur “The Usual Suspects”, ndërsa për mix dhe master Rajmond Berani/daEmond.
Në këtë projekt, edhe Daemond rikthehet si producent pas disa viteve.
Pllug Bois veçohen për mënyrën e tyre origjinale të të bërit hip hop teksa me projektet e tyre lanë gjurmë që nga pas lufta me tekstet plot kuptim mbi realitetin kosovar, hip hop ky plot ngjyra të gjalla. /Telegrafi/