Telegrafi

Vjen përgjigja e Musk, pas ndalimit të platfomës X në Brazil

Një gjykatës ka urdhëruar që gjiganti i rrjeteve sociale X, i njohur më parë si Twitter, të ndalohet në Brazil.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, e bëri këtë urdhër pasi pronari miliarder i faqes, Elon Musk, nuk arriti të emëronte një përfaqësues ligjor në Brazil, përcjell Telegrafi.

Gjyqtari dhe Musk janë përplasur për muaj të tërë pasi X nuk respektoi urdhrat ligjorë për të bllokuar disa llogari të akuzuara për përhapjen e lajmeve të rreme dhe urrejtjes.

Në vendim, gjyqtari urdhëroi gjithashtu pagesën e gjobave që arrinin në 18.5 milionë reais (rreth 3.3 milionë dollarë).

Duke iu përgjigjur vendimit në një seri postimesh në X, Musk tha se Brazili “po mbyll burimin numër 1 të së vërtetës” dhe “regjimi i tij shtypës” është “aq i frikësuar nga njerëzit që mësojnë të vërtetën sa do të falimentojnë këdo që përpiqet”.

Ndryshe, Brazili është një treg i rëndësishëm për X, i cili ka luftuar me humbjen e reklamuesve që kur Musk bleu kompaninë në 2022.

Sipas grupit të kërkimit të tregut Emarketer, rreth 40 milionë brazilianë – afërsisht 20% e popullsisë – përdorin platformën të paktën një herë në muaj. /Telegrafi/