Telegrafi

Vjen oferta e fundit e Barcelonës për Neymar: Zgjedhja e dy lojtarëve dhe 100 milionë euro

Barcelona është e bindur të nënshkruajë me Neymarin nga Paris Saint-Germain.

Sipas Sky Sports, Blaugranat kaun bërë ofertë në vlerë 100 milionë euro dhe dy lojtarë.

Ende nuk dihen lojtarët e ofruar, por duket se PSG ka të drejtë të zgjedh mes Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic, Malcom dhe Samuel Umtiti.

Neymar ka qenë i lidhur me një kthim të mundshëm në Barcelonë gjatë gjithë verës dhe deri më tani ka pasur vetëm paqartësi, por  thashethemet janë të vërteta.

Neymar te Paris Saint-Germain . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Pra duket se Barca është shumë e interesuar ta risjellë Neymar përsëri në Camp Nou. /Telegrafi/