Telegrafi

Vjen i nxehti afrikan, sot temperaturat deri në 34 gradë celsius

Vala e të nxehtit afrikan ditëve në vijim do të vazhdojë të shtrihet mbi rajon, duke vazhduar me rritje të theksuar të temperaturave mbi vlera mesatare.

Fushat e presionit të lartë mbi rajonin e Mesdheut do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Vapa afrikane do të vazhdojë edhe ditëve të fundjavës, e sipas tendencave të fundit edhe gjatë javës së ardhshme.

Për ditën e sotme temperaturat minimale do të shënojnë 17 gradë celsius, ndërsa maksimalet deri në 34 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi me shpejtësi 2-6m/s. Indeksi UV do të jetë 8. /Telegrafi/