Reperi Shkëlqim Berberi, një emër i cili dita-ditës po bëhet më i njohur për publikun, ka prezantuar për fansat projektin e ri muzikor.
Bëhet fjalë për një ripërpunim të këngës së famshme “Gocë pejane”, të sjellë në një version ndryshe nga rap-artisti.
Muzika është ripërpunuar nga Lyric Master, ndërsa teksti në pjesën e repturës së shtuar, është shkruar nga Shkëlqim Hoti.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë këngës, ndërsa xhirimet e tij janë kryer në Shkup.
Për anën vizuale të projektit është kujdesur regjisori Visar Demaku.
Kënga “Gocë pejane” është e kënduar në versionin origjinal nga këngëtari i njohur Bedri Islami, dhe shquhet si një ‘himn’ për vajzat e bukura të Pejës.
Edhe ky version i ri i kësaj kënge ka pritshmëri të mira që të pëlqehet nga publiku, me vinë melodike që e karakterizon në sfond. /Telegrafi/