Telegrafi

Vjen në jetë fëmija i tretë i Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Çifti që e mban shumë të fshehtë jetën e tyre private, Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias, kanë pritur në jetë fëmijën e tretë.

Ish-tenistja 38 vjeçare dhe këngëtari spanjoll 44 vjeçar i kanë dy fëmijë bashkë, binjakët Lucy dhe Nicholas.

Vëllai i Enriques, Julio Iglesias Jr., ka konfirmuar për radiostacionin kilian ADN se bukuroshja ruse e ka lindur fëmijën.

Megjithatë, edhe ai ka refuzuar ta tregojë gjininë e fëmijës duke thënë: “Është e fshehtë”, ndërsa ka shtuar: “Vëllai im tash i ka tre fëmijë. Ai është shumë i lumtur”.

MailOnline ka kontaktuar me përfaqësuesit e çiftit, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Ndërkohë që Anna dhe Enrique vazhdojnë të heshtin kur është fjala për çështjet private.

Lexo po ashtu Anna Kournikova sërish shtatzënë, Iglesias e ka mbajtur të fshehtë lajmin

Dy yjet e kishin mbajtur të fshehtë edhe shtatzëninë deri kur revista spanjolle Hola! e publikoi lajmin se do të bëheshin sërish prindër. /Telegrafi/