Telegrafi

Vjen lajmi i ‘madh’ nga Ibra

Zlatan Ibrahimovic është një gjeni në fushë, por edhe jashtë saj.

Suedezi po bëhet një biznesmen i vërtetë, sepse po e shfrytëzon më së miri famën e vet.

Pasi iku nga PSG, sulmuesi nuk ka vendosur ende ku do të shkojë dhe para dy ditësh tha: “Të martën do të kem një lajm të madh për të gjithë”.

Me lidhje direkt online, sot Ibra u shfaq para mijëra shikuesve kuriozë dhe dha lajmin e madh, prezantoi një markë veshjesh të emërtuar “A-Z”.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Sa i përket të ardhmes së tij në futboll siç duket ka kohë, pasi fillimisht Ibra po merret me biznes dhe e gjeti mënyrën si të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. /Telegrafi/