Takimi i sotëm në selinë e Kupës së Ligës në Milano është një mundësi për një kontakt të parë mes liderëve të Juventusit dhe Napolit.
Presidenti napolitan, De Laurentiis ka bërë një mur, duke ia ritheksuar kolegut të tij Marottas që nuk dëshirojnë të merren me kampionët e Italisë.
Problemi qëndron se skuadra e Napolit nuk dëshiron kompensime teknike si Rugani, Pereyra ose Zaza, por vetëm para të gatshme.
Megjithatë, Juventusi janë ta gatshëm të derdhin 94.7 milionë euro për të paguar klauzolën e sulmuesit argjentinas dhe për t’ia dhënë atë trajnerit Allegri.
Nëse Gonzalo Higuain largohet, Napoli si opsion për të zëvendësuar ka shumë sulmuesit, ku ndër ta: Icardi (Inter), Morata (Real Madrid), Slimani (Sporting Lisbon), Lacazette (Lyon), Kalinic (Fiorentina) dhe Milik (Ajax). /Telegrafi/