Barcelona ka marrë një lajm të keq pas vizitave mjekësore të talentit francez Ousmane Dembele.
Reprezentuesi i Francës u lëndua në minutën e 24 ndaj Getafes dhe u detyrua ta lëshoj fushën.
Transferimi i fundit i Barcelonës që i kushtoi 105 milionë euro nga Borussia Dortmund do të mungojë për rreth katër muaj.
Këtë e ka konfirmuar Barcelona nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.
“Testet e kryera mjekësore nga lojtari i ekipit të parë, Ousmane Dembele kanë konfirmuar se ai ka një këputje të bicepsit të kraharorit të krahut të majtë”.
“Lojtari do t’i nënshtrohet një trajnimi kirurgjik nga Dr. Sakari Orava këtë javë në Finlandë”.
“Dembele pritet të mungojë mes tre muaj e gjysmë deri në katër muaj”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas. /Telegrafi/