Reperi 2 Ton e ka lansuar projektin e ri muzikor, të cilin e ka titulluar “Qika”.
Kënga e re është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa për ‘beat-in’ është kujdesur Nego.
Muzikën e ka bërë vet 2 Ton, i cili njëherësh e ka shkruar edhe tekstin e kësaj kënge.
Derisa realizimi është bërë nga Metro Music, masterizimin e ka bërë Lorenc Alijaj.
Për anën vizuale është kujdesur produksioni n’Pik Creative që e ka xhiruar videoklipin e këngës “Qika”. /Telegrafi/