Përmes një shënimi në Facebook, ish drejtori i Urbanizmit në Prizren, njofton se ka shpallur kandidaturen për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë procesit zgjedhor në të cilin ndodhet ky subjket politik.
“Sot, kam dorëzuar aplikacionin pranë KZP-së, për të qenë kandidat për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Prizren, ashtu siç parashihet me statutin e rregulloret e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka njoftuar Kizolli.
“Gjatë kësaj dekade, të gjithë së bashku në një mënyrë, ishim shkaktarë në ndryshimet politike, në vend. Andaj, e ndiejmë si obligim, t’i falenderohemi çdo qytetari, çdo aktivisti, çdo anëtari, për çdo kontribut, mund e sakrificë dhe u jemi pafundësisht mirënjohës. Vështirësitë dhe pamundësitë ishin gjithnjë të pranishme, por krahas kësaj motivi kryesor ishte ndryshimi dhe gatishmëria për t’u vënë në dispozicion të jetësimit të tij”.
“Lëvizja filloi me vështirësi, por arriti shtrirje. Presionet e ndryshme tentuan ta izolojnë dhe margjinalizojnë, por ajo u zhvillua. Rrethanat e vështirësuan vazhdimin, por Lëvizja e arriti fitoren. Pushtetin ia morën me pazare politike, por ajo u rikthye edhe më e fortë. Krahas këtyre zhvillimeve në nivelin lokal, e arritëm pushtetin dhe nga faktorët e ndryshëm, të brendshëm dhe të jashtëm, na u pamundësua vazhdimi”.
Kizolli thotë se LVV nuk duhet të mjaftohet vetëm me shtrirje, por i mbetet rikthimi në pushtet në Prizren.
“Na nevojitet, diskurs i ri politik, organizim dinamik dhe përfaqësim që nxit kurejshtjet e mobilizon masat. Na nevojitet shumë vullnet e pasion. Sepse duhet ta mbajmë forcën politike në nivel qendror dhe ta kthejmë pushtetin në nivel lokal”.
“Në procesin zgjedhor, si Grup Punues në Prizren arritëm të formojmë gjithsej 32 pika, duke perfshirë çdo zonë e çdo shtresë së komunës sonë. Për këtë, u jemi mirënjohës për pjesëmarrjen e kontributin e gjithsecilit në këtë proces. Kemi shumë punë e pak kohë, rruga mbetet e gjatë, puna e mbetur kërkon përvojë, përgjegjësi, profesionalizëm, koha kërkon vullnet, vendosmëri e vision”.
“Aktivistit i nevojitet hapësirë, i nevojitet komunikim dhe angazhim. Duhet të shërohemi nga paragjykimet me qëllim që kritika ndërtuese ta zëvëndësojë kritikën shkatërruese. Besimin duhet ta forcojmë, me qëllim që ata që do të pranojnë përgjegjësitë t’i mirëkuptojmë, e ndaj kontributit të tyre, të jemi falenderues dhe mirënjohës. Brenda fushatës së planifikuar do ta ndajmë me juve edhe platformën, do të takohemi, do të bisedojmë, do të bashkëpunojmë, për të mirën e Lëvizjes, komunës dhe vendit tone”.
Kizolli ka ftuar anëtarësinë e Lëvizjes të aktivizohet dhe angazhohet në procesin e brendshëm zgjedhor.
“Tani ju e keni radhën e fjalës, ju do të vendosni për fatin e Lëvizjes në Prizren, dhe jo vetëm”, ka përfunduar Kizolli./Telegrafi/