Shqipëria ka kaluar në epërsi kundër Rumanisë në ndeshjen e tretë të fazës grupore të ‘Euro 2016’.
Pas një dominimi të Kuqezinjve dhe rasteve të njëpasnjëshme për të shënuar, më në fund erdhi goli i shumëpritur nga të gjithë shqiptarët.
Ledian Memushaj tregoi teknikë të mrekullueshme dhe dërgoi një harkim të bukur në zonë, ku e priti Armando Sadiku dhe realizoi me kokë (43’).
Ky është goli i parë i Shqipërisë në një Kampionat Evropian dhe në këtë mënyrë emri i sulmuesit shqiptar ka hyrë në analet e historisë.
Goli erdhi në momentin më të mirë, pasi menjëherë pas skuadrat shkuan në pushim dhe Gianni De Biasi do të ketë kohë që të japë instruksione për vazhdimin e ndeshjes. /Telegrafi/