Telegrafi

Vjen goli i parë i Dybalas, por çfarë goli! (Video)

Juventusi e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Dinamo Zagrebit.

Paulo Dybala më në fund e ka gjetur rrjetin këtë sezon, mirëpo goli i tij ishte për t’u shijuar (57’).

Ai e pranoi një top nga mesi i fushës, shkoi përpara dhe goditja e tij ishte e mrekullueshme.

Në pjesën e parë shënuan edhe Miralem Pjanic dhe Gonzalo Higuain. /Telegrafi/