Site icon Telegrafi

Vjen fitorja për Juven në Ligën e Kampionëve (Video)

Juventus ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Kampioni italian ka triumfuar para shikuesve të vetë kundër Olympiacosit me rezultat 2-0.

Megjithëse në pjesën e parë te dyja ekipet e kërkuan rrugën e golit, pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë.

Por, në 45 minutshin e dytë të besuarit e Masimilliano Allegri ishin më këmbëngulës dhe arritën të shënojnë dy gola, të cilat ia sollën tre pikët e para Juves.

Në fakt, Gonzalo Higuain ka shënuar njëzet minuta para përfundimit të takimit pas dy përpjekjeve për të dërguar topin në rrjet.

Mario Mandzukic shënoi golin e dytë dhe të fitores me rezultat 2-0 dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Pas kësaj, Juventus ka tre pikë dhe zë pozitën e tretë të grupin D, po aq sa ka edhe Sporting Lisbona, e cila pësoi humbje me rezultat 1-0 kundër Barcelonës. /Telegrafi/

https://youtu.be/Pu1fhdmb7eU?t=1

https://youtu.be/ROmkprDMJFc?t=2

Exit mobile version