Hit seriali “O Sa Mirë” ka sjell për shikuesit episodin e 142-të.
Edhe në këtë episod nuk munguan skenat e shumta me të qeshura, kjo falë aktorëve më të pëlqyer të pëlqyer të humorit.
‘Hakiu’ dhe ‘Llukmani’ po përpiqen me çdo kusht që ta rrëzojnë gjakovarin nga froni.
Ndërkohë ky i fundit u mban ligjeratë studentëve në klasë, të cilët orën me profesorin e ekonomisë e kanë shumë më atraktive.
‘Sasa’ si gjithmonë me shakatë e saj thotë se ka sjell xhaxhanë e saj në shkollë, i cili është shumë i ri në moshë.
Ngjarja më pas vazhdon me një lojë në “paintball”, ku mbretërit e kësaj loje shpallen ‘Citi’ dhe ‘Leupri’, të cilët edhe pse pa kapele dhe mjete mbrojtëse, ishin të zotë në këtë lojë, kjo falë stilit të tyre gangster.
Në “paintball” shkojnë edhe ‘Llukmani’ me ‘Hakiun’ për të qëlluar gjakovarin, por edhe ata munden nga ‘Citi’ dhe ‘Lepuri’.
Ndiqni episodin e 142-të të serialit “O Sa Mir” të publikuar edhe në kanalin YouTube. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9Jc6Ml3BoME