Ditën e djeshme (e shtunë) u publikua lista me emrat kandidues të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në listën e 110 emrave bënte pjesë edhe aktorja e njohur Adriana Matoshi, e cila deklaroi se ishte ftuar nga Albin Kurti.
Pavarësisht kësaj, ajo po vazhdon të jetë tejet aktive në rrjete sociale me postime të ndryshme.
Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë zgjedhje të zakonshme. Ato tashmë janë referendum. Zakonisht, deri tani, kontributi…
Posted by Adriana Matoshi on Saturday, January 16, 2021
Artistja nga Gjilani në llogarinë e saj personale, Instagram, pak më parë solli dy imazhe të reja në të cilat shfaqet mjaft elegante.
“Ajo nuk kishte frikë të ëndërronte shumë për veten dhe të ishte ambicioze. Ajo e dinte se çfarë dëshironte të bëhej dhe ajo u sigurua të bënte gjithçka në fuqinë e saj për të jetuar ëndrrat e saj”, ka qenë përshkrimi krahas imazheve.
Në këto fotografi, komplimentet nuk munguan nga miqtë dhe ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar sociale.
Adriana po ashtu theksoi se ka zgjedhur numrin 60, pasi nëse lexohet nga ana e kundërt mban atë të qytetit të saj – Gjilanit. /Telegrafi/