Futbollisti i njohur Granit Xhaka i ka dhënë fund sot (e enjte) beqarisë.
Ai dhe Leonita Lekaj kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë të organizuar në Kosovë.
Ndërkohë, nuk vonuan shumë dhe çifti u shfaqën me disa fotografi shumë të ëmbla në rrjetet sociale, ku Graniti shfaqej i veshur si dhëndër dhe Leonita me vellon e bardhë.
Ndërkohë, Taulanti si i vetmi beqar tashmë i shtëpisë, i ka uruar të vëllait më të mirat për martesën e tij, përmes një postimi në Instagram.
“Urime Martesa vllaqko!! me shum lumturi ne jetë”, kanë qenë fjalët e Taulantit për martesën e Granitit. /Telegrafi/