Telegrafi

Vjen edhe një reagim tjetër i Ermal Mamaqit kundrejt Bes Kallakut

Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi (Foto: Instagram)

Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku,  të shtunën në “Shiko kush Luan” bëri një deklaratë kundrejt Ermal Mamaqit, duke thënë se “Ermali bën për biznes, ndërsa unë bëj komedi”.

I njëjti ka treguar se i kërkuar falje edhe Encës për batutën porsa kishte dalë nëpër portale, ndërsa sa i përket Mamaqit, pohon se të njëjtën gjë ia kishte thënë edhe në emisionin e tij.

Lexo po ashtu Bes Kallaku sqaron deklaratat e tij për Encën dhe Ermal Mamaqin

Pas gjithë këtyre reagimeve që u bënë në rrjetet sociale, një të tillë së fundmi e ka bërë edhe komediani Ermal Mamaqi, për të sqaruar njëherë e mirë raportin me Kallakun.

Më poshtë është postimi i plotë (pa ndërhyrje) i Mamaqit në Instagram:

“Po të sqaroj mik. E vërtetë qe me njoftove për diçka te tille por jo tamam siç ishte komenti ironik për filmin, për shitjet, për Kanën e Kamzën dhe mbi te gjitha nuk më the asgjë për Encën. Nëse ka qenë diçka e pamenduar ose e nxituar nga moderatorët (që atë punë kanë) mund ta kishe hequr në montazh para 2 javësh (të gjithë e dimë si bëhet). Dhe mbasi doli emisioni në TV dhe mbasi të gjitha mediat e interpretuan në një mënyrë të kundërt kë dashur të transmetosh, prisja që ti të bëje një sqarim dhe të mos i lije njerëzit të përforconin diçka që nuk ishte e qëllimshme. Postove mesazhet me Encën… Kur kërkon ndjesë dmth që ke bërë diçka jokorrekte. Dhe mendoj që ndjesa për Encën duhet të ishte bërë publike ashtu si edhe emisioni i Luanës dhe jo private e mbas reagimit të saj. Do ishte mire të flisje dhe t’i sqaroje gjërat por meqë nuk e bëre un s’mund të rrija pa folur mbas të gjitha lajmeve “Besi sulmon Ermalin””.

“Nuk të thashë asgjë të keqe, vetëm sqarove atë që ti ndoshta nuk ke dashur të thuash; që biznesi nuk është gjë e keqe se edhe nuk e dhe për bamirësi filmin, dmth ke bërë biznes. Jam në bordin e “Fundjavë Ndryshe” që në ditën e parë të themelimit të saj dhe jam pjesë e ndihmave të vazhdueshme për familjet në nevojë që para 6 viteve edhe pa pasur tërmete. Po kjo nuk ka lidhje me kete bisedë…Uroj të mos vazhdojmë më me këtë lojë që na sjell trishtim…se lam nom u bëmë si rrepista ose parti politike”.

“Mua më erdhi keq njësoj dhe aq shumë sa do të të vinte ty nëse unë do të bëja të njëjtën gje për një punë tënde ose ndonjë aktore të filmit tënd. Unë prisja nga ty mbështjetje dhe fjlë të mira. Ne duhet të mbështesim njëri tjetri dhe ta mbrojmë “profesionistet ziliqarë” që bëjnë filma që i shohin vetëm vetë dhe na sulmojnë me argumentin se ne nuk bëjmë aart, komedi por bëjmë biznes. Sepse ti po e bën atë që bëj dhe unë, filmin e pavarur, atë që i duhet publikut të Kinemasë Shqiptare. Sa erdha nga Amerika, puna e parë shkova dhe pash filmin tënd. Të kam mbështetur me shpërndarje trileri, posteri dhe shumë lajmë në Xing.al. Do vazhdoj të të mbeshtes gjithmonë si mik i vjetër për punën tënde. Ke një zemër të mirë dhe mendje të bukur prandaj mos e prish me momente dobësie ose batuta të momentit. Vlerësoj dhë kënaqem për cdo arritjen tënde profesionale dhe familjare. Uroj sukses dhe bekime familjarisht”, ka thënë mes të tjerash Mamaqi.

/Telegrafi/