Telegrafi

Vjen edhe aeroplani i parë elektrik në botë

Ndërsa revolucioni i makinave elektrike vazhdon, duket se kjo ka prekur edhe aeroplanët.

Kjo pasi që, në ekspozitën Paris Air Show këtë javë, prodhuesi izraelit i aeroplanëve zbuloi Alice, aeroplanin e parë në botë plotësisht elektrik.

Alice me formë të pazakontë, në bordin e së cilës mund të qëndrojë deri në nëntë pasagjerë, do udhëtojë me një bateri litium-ion, që udhëton 1046 km në lartësinë 3 km dhe me 444 km/h.

Debutimet elektrike vijnë pasi ministrat e financave evropiane priten më vonë këtë javë për të diskutuar mbi dhënien fund të përjashtimeve tatimore të karburantit të aviacionit. /Telegrafi/