Site icon Telegrafi

Vjen “Dracula”, mini-seriali për vampirin e famshëm

(Foto: Screenshot/Twitter)

BBC dhe Netflix sjellën një adaptim të pazakontë të romanit të Bram Stoker dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të nisin me shfaqjen e episodeve të mini-serialit “Dracula”.

Fillimi i shfaqjes së këtij seriali është caktuar për datën 1 janar 2020 në kanalin BBC One.

Duke publikuar terminët e lansimit të tri episodeve të para, BBC ka publikuar në Twiter edhe një video të shkurtër, ku shihet Dracula duke notuar në gjak.

Ngjarja fillon në Transilvani në vitin 1897, ku Dracula bën planet për t’i pushtuar portat e Londrës. Në episodin e parë që mban titullin “The Rules of the Beast”, avokati Jonathan Harker udhëton drejt Rumanisë për t’u takuar me klientin e pazakontë.

Vdekja udhëton shpejt, siç thotë një prej sloganeve të serialit, dhe kështu arrin deri në Londër duke dhënë një botë krejtësisht të re për vampirët.

Drakulën e luan aktori danez Claes Bang, ndërsa pas transmetimit në BBC, seriali do të jetë në dispozicion edhe në rrjetin Netflix. /Telegrafi/

Exit mobile version