Menjëherë sa fillon sezoni i ngrohjes, problemi i ndotjes së ajrit në Shkup vazhdon të ngulfatë banorët e Shkupit. Ndotja e ajrit përveç se ndjehet, mund të shihet edhe me sy, ndërsa këtë e vërtetojnë edhe shërbimet online që analizojnë rezultatet e stacioneve që bëjnë matjen e ndotjes së ajrit.
Sipas ueb-faqes “IQAir”, në Shkup momentalisht ndotja e ajrit është 20 herë më shumë dhe për këtë arsye rekomandohet mbajtja e maskave në hapësira të hapura, përdorim të pajisjeve për pastrim të ajrit, mbyllje të dritarave dhe të mos ushtrohet në hapësira të hapura.
Sipas stacioneve që masin ndotjen e ajrit, më së shumti ndotja ka në qendër, rektorat, Gazi Babë dhe Lisiçe.
Edhe pse pushteti qendror por edhe pushtetet lokale vazhdimisht flasin se kanë planë dhe do ta zgjedhin ndotjen e ajrit, shkupjanët por e gjithë Maqedonia e Veriut, gjatë sezonit të dimrit ka problem me ndotjen e ajrit./Telegrafi/