Telegrafi

Vjen “Creeme”, hiti i ri nga Maluma dhe Karol, top trend në YouTube

Maluma ka pubilkuar projektin e ri të tij në bashkëpunim me këngëtaren Karol.

Projekti i zhanrit “dancehall” dhe “reggaton” i titulluar “Creeme” është pëlqyer shumë në orët e para.

Tashmë në pak orë projekti arriti mbi dy milionë klikime.

Superylli latin pushtoi edhe renditjet trend në YouTube, duke qenë në vendin e katërt të trendeve në gjithë botën.

Maluma është aktualisht këngëtari më i pëlqyer latin dhe projektet e tij kanë qindra miliona klikime.

Maluma gjatë turneut “F.A.M.E” (Foto: Getty Images)

Prej këngëve më të pëlqyera të tij janë “Corazon”, “Marinero”, “El Perdedor”, “Mala Mia” e shumë të tjera. /Telegrafi/