Site icon Telegrafi

Vjen “Bakllava” nga Gjiko dhe Butrint Imeri, hiti i këtij dimri

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, ka publikuar projektin e ri të tij në bashkëpunim me Gjikon.

Dyshja ka kohë që kanë paralajmëruar projektin e ri të tyre.

Ata nëpër intervista kanë potencuar se bëhet fjalë për një hit, dhe vërtet duket se kjo këngë ritmike do të pëlqehet shumë nga publiku.

Muzika është punuar nga top producenti, Big Bang, në shtëpinë e hiteve Redbox.

Pamje nga studio ku u realizua projekti! Foto: Instagram

Ndërkaq, videoklipi u xhirua nga Shaban Shabani.

Klipi vjen me skena plot ngjyrë dhe me femra provokative.

Për Gjikon ky është rikthim pas projektit “Distanca” që u pëlqye shumë nga publiku.

Kurse, Butrinti kështu publikon projektin e dimrit “Kush” që arriti 11 milionë klikime. /Telegrafi/

Exit mobile version