Një person është arrestuar mëngjesin e së premtes në Rahovec, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar nusen e djalit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Rahovec 19.11.2021 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër, nusen e djalit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Rahovec, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/