Një person është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nusen e djalit të tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:00, në Viti.
Siç thuhet në raport, I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht rene tij (nusen e djalit) viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/