Site icon Telegrafi

Vjehrri rrah nusen në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nuses së djalit.

Rasti ka ndodhur në lagjen “Tuneli i parë” në Mitrovicë, të hënën në ora 15:23.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhune psikike dhe fizike ndaj nuses së djalit të tij”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version