Site icon Telegrafi

Vjehrri rrah nusen e djalit në Prizren, e bën për spital         

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 23:50, në Prizren.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit viktimës femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version