Site icon Telegrafi

Vjehrri raporton nusen e zhdukur në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se bashkëshortja e djalit të tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 03.02.2023, në Matiqan, Prishtinë.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.

“Më 08.02.2023 ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se bashkëshortja e djalit të tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version