Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku dy femra kosovare janë përfshirë në një rrahje. Sipas informacioneve të para nga policia, viktimë është reja e cila dyshohet se ka qenë e sulmuar nga vjehrra e saj.
Rasti ka ndodhur pasdite, rreth orës 13:40.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje. /Telegrafi/