Policia e Kosovës bën të ditur se është arrestuar një person, pasi dyshohet se me përdorim force kishte depërtuar në objektin e Kryqit të Kuq dhe kishte vjedhë një kuti qelqi, në të cilën kishte pas para për qëllime bamirësie vlera e të cilave nuk dihet.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 20:07, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/