Vjedhje të rënda kanë ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjilanit dhe Podujevës, me ç ‘rast janë arrestuar dy persona.
Të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke vjedhur, ka bërë të ditur policia.
Gjilan 04.02.2020-21:20. Janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që janë kapur në flagrancë duke vjedhur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.
Podujevë 04.02.2020-21:30. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur një pushkë gjuetie e cal. 16 mm, para të gatshme dhe stoli ari. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/