Një person i maskuar dhe me një armë të shkurtë ka kërcënuar punëtorin e një pompe të derivateve, ku i kishte grabitur një shumë parash në vlerë prej 600 euro dhe dy telefona celularë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 00:15 në fshatin Slivocë, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport, i dyshuari pasi që kishte kryer veprën penale kishte ikur në këmbë në drejtim të pa njohur.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në vendin e tij të punës në pompën e derivateve, një person i maskuar dhe i armatosur me një armë të shkurtë i cili nën kërcënimin e armës viktimës ia kishte grabitur një shumë të parave në vlerë prej 600 euro dhe dy telefona celular. I dyshuari pasi që kishte kryer veprën penale kishte ikur në këmbë në drejtim të pa njohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk raportohet për të lënduar dhe arrestuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/