Telegrafi

Vjedhje në Zhegër të Gjilanit, persona të armatosur kapen nga kamerat e sigurisë (VIDEO)

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhegër, të martën pas mesnate.

Persona të panjohur, të armatosur kanë hyrë në dyqanin ushqimor të familjes Zeqiri.

Sipas familjarëve, personat kanë shtënë me armë në drejtim të dyqanit, duke e thyer xhamin.

Ata thonë se në dyqan është vjedhur sasi e konsiderueshme e cigareve dhe gjësende të tjera.

Familja Zeqiri e ka paraqitur rastin në Polici, ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur pamjet teksa ata ndalen me veturë, të maskuar dhe futen në dyqan.

Me rastin është duke u marrë Policia./Telegrafi

\