Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Xhaminë e Sibocit të Epërm, në komunën e Podujevës. Dyshohet se persona të paidentifikuar kanë hapur arkën e xhamisë dhe kanë vjedhur një shumë parash.
Ngjarja është raportuar më 06 dhjetor 2024, rreth orës 14:21.
Njësitë kompetente të policisë janë angazhuar për hetimin e rastit, dhe po bëjnë përpjekje për të identifikuar autorët e këtij akti kriminal.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka të arrestuar në lidhje me këtë vjedhje. /Telegrafi/