Site icon Telegrafi

Vjedhje në Veternik, ia marrin çantën me 8 mijë euro

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në lagjen “Veternik” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të premten në orën 19:30.

“Veterrnik, Prishtinë 08.04.2022 – 19:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë jashtë veturës, një i dyshuar (deri më tani i panjohur) nga vetura ia ka vjedhur një çantë në të cilën i kishte dokumentet personale dhe tetë mijë euro para të gatshme”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version