Telegrafi

Vjedhje në Rugovë të Pejës

Foto: Arkiv

Në fshatin Rugovë të Pejës një person ka raportuar se persona të panjohur kanë kryer vjedhje në vilën e tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e vilës së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin : një pistoletë për të cilën kishte leje , një DVR kamera, një TV dhe një makinë rrobalarëse. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/